Ardian Çapja, ka mbetur i plagosur me armë zjarri mëngjesit e të hënës është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Çapja dyshohet se është personi i cili ka qenë shënjestër i të shtënave me armë zjarri në Elbasan. Drejt banesës së tij u qëllua me breshëri kallashnikovi.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen e quajtur “Emin Matraxhiu”. Në spital për uniformat blu familjarët e tij kanë deklaruar se ai është rrëzuar në shtëpi dhe është lënduar, duke mohuar kështu atentatin me armë zjarri.

Por, banorët në zonë kanë raportuar për të shtëna me armë dhe shumë pranë banesës ku jeton Ardian Çapja ka marrë flakë një automjet që nga të dhënat e policisë mësohet se ka pasur targa false.

Makina e djegur dyshohet se u përket autorëve të ngjarjes. Forca të shumta policore kanë blinduar Elbasanin, në përpjekje për të rënë në gjurmët e autorëve.