Familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit të vitit të kaluar, po përballen me vështirësi të mëdha. Më problem mbeten familjet që jetojnë në fshatra të cilat nuk mund të zhvendosen diku tjetër pasi kanë edhe bagëtinë.

E tillë është edhe familja Kola në Shkopet. Ndonëse një pjesë e familjes është zhvendosur me qera në Fushë Krujë, bashkëshortët Gjergj e Dila Kola vijojnë të jetojnë në çadër duke sfiduar edhe temperaturat shumë të ulta të dimrit. Ndonëse ata thonë se për monentin janë ndihmuar me çadër dhe ushqime, jeta nën çadër po bëhet shumë e vështirë.

Në një situatë të ngjashme janë shumë familje në fshatrat e Kurbinit ndërsa janë në pritje të rindërtimit të banesave të tyre.