Kjo është banesa e fëmiljes së Hakik Kadiut në fshatin Bejn të Bashkisë Klos. Si shumë banesa të tjera të vjetra, edhe kjo nuk i rezistojë dot lëkundjeve të fuqishme të tërmetit të 26 Nëntorit. Çarjet në mure janë lehtësisht të dukshme në të gjithë objektin.

Hakiku dhe bashkëshortja e tij Pashe Kadiu thonë se po jetojnë me frikë në banesë e cila duket qartë që nuk ka asnjë siguri. Megjithatë, ata janë në pritje të fjalës së fundit nga ekspertët nëse duhet të vijojnë të jetojnë në banesën e tyre apo të dalin prej saj.

Familja Kadiu prej më shumë se shtatë javës po jeton në këtë banesë, pavarësisht rrezikut. Ata shpresojnë të merret një vendim për ta në mënyrë që të mos qëndronë në të të frikësuar.

Per me teper ndiqni kroniken