Një ndër familjet e dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019 në Bashkinë e Klosit është edhe kjo e Kakik Kadiut nga fshati Bejn. Ndonëse sipas familjarëve banesa është shpallur nga komisioni si e pabanueshme, ata vazhdojnë të jetojnë në të në mungesë të një alternative tjetër. Pashe Kadiu thotë se komisioni i verifikimit i ngritur në atë kohë, e ka nxjerrë të pabanueshme banesën e tyre. Por edhe pse kanë kaluar kaq kohë, ajo shprehet se nuk kanë marrë asgjë, madje as një çadër ku mund të jetojnë të parrezikuar.

  Kryefamiljari Hakik Kadiu thotë se ndjehen të rrezikuar teksa vijojnë të jetojnë në këtë banesë.

  Familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit të vitit 2019 janë trajtuar me bonus qeraje, por kjo familje thotë se as atë nuk e ka marrë, ndërsa është në pritje të dëmshpërblimit.