Nisja e reshjeve të shirave dhe ulja e ndjeshme e temperaturave ka bërë që familjeve që jetojnë në çadër prej një viti tju vështirësohet jetesa. E tillë është edhe familja Kaceli nga fshati Unjate i Bashkisë së Klosit. Kjo familje prej më shumë se 1 viti jeton në këtë çadër. Ndërkohë kryefamiljari Mehmet Kaceli thotë se ajo nuk mund ta përballojë më edhe një dimër tjetër pasi është amortizuar nga temperaturate larta të verës së shkuar. Po ashtu, Mehmeti tregon se kushtet atmosferike të zonës e bëjnë të pamundur jetesën në një çadër të tillë, sidomos kur temperaturat zbresin disa gradë nën zero gjatë stinës së dimrit. 75 vjeçari Mehmet Kaceli ju bën apel autoriteteve t’i kthejnë sytë edhe nga familja e tij pasi është në pritje të paktën prej një viti.
Të dëmtuarit nga tërmeti i vitit të kaluar në Bashkinë e Klosit nuk janë përfshirë në planet e rindërtimit të qeverisë.