Kjo është banesa e familjes Ismaili prej gjashtë antarësh në lagjen “Gjok Doçi” të qytetit të Peshkopisë. Banesa e kësaj familjeje është totalisht e pabanueshme pasi ka çarje kudo. Por si të mos mjaftonte kjo, dyer, dritare, orenditë shtëpijake janë totalisht të shkatërruara, ndërsa kushtet higjenosanitare janë të tmerrshme.

Kryefamiljari, Luan Ismaili thotë se për familjen e tij nuk ka menduar askush edhe pse ka bërë disa herë kërkesë në Bashkinë e Dibrës, nuk i është dhënë asnjë ndihmë, e jo më të ketë përfituar banesë sociale si shumë të tjerë.

Luani tregon se të gjitha këtyre problemeve, i është shtuar edhe heqja e kempit për bashkëshorten, Marjanën. Kjo sipas tij e ka rrënuar akoma edhe më keq gjendjen ekonomike të familjes prej 6 antarësh.

Luani kërkon ndërhyrjen e instancave shtetërore, që familja e tij prej 6 anëtarësh të mos jetojë në këto kushte ekstreme të varfërisë dhe mjerimit.