Është përkujtuar këtë të Martë një nga dëshmorët e Luftës Çlirimtare të Kosovës i rënë në Mollza të qytetit të Burrelit. Ushtari Halil Gashi nga fshati Landovicë i Prizrenit, kishte ardhur në vitin 1999 të stërvitej në repartin e Mollzave për tu bashkuar më pas me ushtrinë çlirimtare të Kosovës kundër pushtuesve serb. Por gjatë stërvitjes me 2 Maj të vitit 1999 Halil Gashi humbi jetën aksidentalisht. Në nderim të veprës së tij, në qytetin e Burrelit është ndërtuar një pllakë përkujtimore e cila vizitohet çdo vit nga të afërmit e dëshmorit Halil Gashi.

Edhe në këtë 24 vjetor, nuk munguan familjarët, vajzat e dëshmorit Halil Gashi të cilat përkujtuan veprën e babait të tyre, duke vendosur kurora me lule pranë pllakës së dëshmorit të Kosovës, Halil Gashi.

Halil Gashi dhe shumë atdhetarë të tjerë ishin bërë pjesë e përgatitjeve në MOllza të qytetit të Burrelit ku u trajnuan për ditë me radhë e më pas i bashkoheshin luftëtarëve të tjerë në zona të ndryshme të Kosovës, duke hyrë në front lufte kundër serbëve që tashmë kishin nisur genocide mbi familjet shqiptare në të gjithë territorin e dardanisë.

Dritan Kurti