FAMILJA E PËRKUSHTUAR NDAJ BUJQËSISË NË MELAN TË DIBRËS
Ndryshe nga shumë banorë të tjerë që jetojnë në fshatra, familja Mani, nga fshati Pjekë i Njësisë Administrative Melan, në Bashkinë Dibër, nuk ka emigruar asnjë pjesëtar i saj. Kryefamiljari Atli Mani thotë se e gjithë familja e tij i është përkushtuar bujqësisë, ku merret me kultura të ndryshme bujqësore. Por këtë vit shpenzimet janë rritur për shkak të rritjes së çmimeve. Familja Mani ka marrë me dhjetra hektarë tokë me qera pasi zotëron 12 krerë lopë. Ata kanë kultivuar drithëra që nga gruri, thekra e deri tek misri. Por kryefamiljari Atli Mani shprehet se po dëmtohen rëndë nga rritja e çmimeve të plehrave kimike që u nevojiten patjetër bimëve. Përveç bimëve stinore dhe mbarështimit të gjedhëve, familja Mani merret edhe pemtari. Atli Mani shprehet se qershinë e ka shitur të gjithën ku këtë vit dhe ka patur një prodhim të kënaqshëm. 70 ton që ka prodhuar e ka shitur të gjithin pasi kanë ardhur dhe e kanë marrë në vend tregtarët nga Kosova. Me gjithë vështirësitë, familja e Atli Manit thotë se nuk ka ndërmend të largohet nga vendi, por kërkon më shumë mbështetje nga shteti për sektorin e bujqësisë.