Familja e Liman Dakucit ka mbyllur dyert e mortit që pasditen e së Enjtes. Ndryshe nga çfarë e ka tradita e kësaj zone ku dyert e mortit mbahen hapur minimumi 7 ditë, në familjen e Limanit ku dhe jetonte autori i vrasjes së vëllait Kujtimit dhe nipit Flogert, Sali Dakuci, janë mbyllur që ditën e dytë.
Veçse është mbyllur pritja mortore, nga banesa është larguar edhe bashkëshortja e Saliut e cila ka shkuar pranë prindërve të saj.
Po ashtu mësohet se edhe prindërit Limanin me bashkëshorten i ka marrë njëra nga vajzat e tyre e martuar në këtë njësi administrative.
Konflikti për rrugët e pronave ishte shkaku i krimit të rëndë brenda familjes Dakuci, ngjarje e ndodhur pasditen e 1 Tetorit.