Tërmeti i 26 Nëntorit ka shkaktuar dëme edhe në fshatrat e Klosit. Familja Basi nga fshati Plan i Bardhë ishte një ndër familjet e dëmtuara nga lëkundjet e fuqishme të një jave më parë. Kjo familje është aktualisht nën çadër ndonëse temperaturat vijnë në ulje.

Zile Basi thotë se e gjitha familja tashmë është në mëshirë të fatit pasi i duhet të jetojnë dimrin nën këtë çadër. Ajo shprehet se Bashkia e Klosit vetëm sa i ka montuar çadrën e nuk ka bërë asgjë më shumë. Zile Basi thotë gjithashtu se nuk mund të largohet nga fshati pasi ka edhe bagëtinë e nuk ka ku t’i lë.

Banesa e kësaj familjeje është bërë totalisht e pabanueshme ndërsa shumë orendi shtëpijake janë brenda e nuk mund të nxirren nga rreziku i shembjes.