Dhjetra besimtar musliman u mblodhën mëngjesin e kësaj të enjteje në xhaminë e qytetit të Burrelit për të kryer ritin e faljes së namazit të Fitër Bajramit, apo siç njihet Bajrami i Madh. Besimtarët e shumtë mbushën ambjentet e kësaj xhamie ndërsa një pjesë ju desh të faleshin në ambjentet e jashtme. Riti i faljes së namazit të Fitër Bajramit nisi pas faljes së namazit të sabahut.

Falja e këtij namazi në xhaminë e qytetit të Burrelit u drejtua nga myftiu i Matit, Fabjon Kolaveri, i cili mbajti edhe ligjëratën e rastit duke treguar rëndësinë e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe atë të festës së Fitër Bajramit.

Pas kryerjes së ritit të faljes së namazit të Fitër Bajramit, besimtarët uruan njëri-tjetrin për më shumë dashuri, paqe e begati në familje.