Filmi “Falco” i regjizorit Besart Kallaku u shfaq këtë të premte në dy orare të ndryshme në sallën e Pallatit të Kulturës në Burrel. etja për veprimtari kulturore bëri që salla të tejmbushej në të dy oraret e përcaktuara.

Vetë regjizori Kallau, tha se filmi sjell në mënyrë komike ngjarjet e aktualitetit në vendin tonë të viteve të fundit. Në film flitet për një personazh i cili transformohet nga një grabitës banesash, në një deputet në kuvendin e shqipërisë. Ngjarjet sipas Kallakut janë të bazuara në histori të vërtetë.

Regjizori i Falko, Besart Kallaku shprehet i emocionuar nga pritja që iu bë në qytetin e Burrelit.