Tifozët nuk duhet të presin më. Milan dhe Inter tashmë do të përballen në gjysmëfinalen e UEFA Champions League, pas vetëm një orë e gjysmë.

Pak më parë janë publikuar edhe titullarët. Si trajneri i kuqezinjve, Pioli ashtu edhe homologu Inzaghi kanë shuar të gjitha dilemat. Nuk ia del Leao te kuqezinjtë, pavarësisht përpjekjeve, madje nuk duket as në stol.

Stadiumi është i tejmbushur dhe janë miliarda të tjerë tifozë që do shikojnë ndeshjen nëpërmjet televizionit.

Pas shumë vitesh, të dyja skuadrat nga Milano sfidojnë njëra tjetrën në kompeticionin më të madh për klube, UEFA Champions League. Arbitër kryesor për këtë takim është caktuar spanjolli Manzano J.

Milan (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Kjaer, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Krunic; Brahim Diaz, Bennacer, Saelemaekers; Giroud.

Inter (3-5-2): Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Dzeko, Lautaro.