Partia Demokratike ka përfunduar fazën e të propozimeve për deputet.

Mattv.al ka zbuluar emrat të cilët janë propozuar më së shumti për deputet dhe kryetar bashkie nga anëtarët e PD në degën e Matit dhe të Klosit.

Në degën e Matit ky proces u vëzhgua nga afër prej ish deputetit Enkeled Alibeaj dhe kryetari i PD Mat Arjan Lika.

Emrat të cilët janë propozuar më shumë janë të ish deputetes së Matit, Dhurata Çupi si dhe e anëtarit të kryesisë së PD Kreshnik Çollaku.

Gjjthashtu propozime kanë marrë edhe ish nënkryetari i Bashkisë Mat Rustem Nuzi si dhe kryetarja e FRPD Mat Denisa Vata.

Ndërsa në Klos ish Kryetari i Basir Çupa është kandidatura më e propozuar nga anëtarët e PD në degën Klos.

Arlindo Vani Mattv.al