Ndonëse regjimi i paraviteve 90-të ishte një ndër regjimet famkeqe të kohës për shumë shqiptar, ka edhe nga ata që e kujtojnë me nostalgji. 79 vjeçari Munir Turja nga fshati Gjoricë e Poshtme në Bulqizë është një nga ata që ruajnë nostalgji për regjimin dhe figurën e Enver Hoxhës. 79 vjeçari Turja ende vazhdon të mbajë në shtëpi fotografinë e Enver Hoxhës.
Ai na tregon se për 3 vite me radhë ka qenë shofer i skafit të diktatorit që e përdorte për shëtitje në liqenin e Pogradecit. Madje Turja thotë se diktatori Hoxha i besonte vajzën, Pranverën, sa herë që shkonte me të në Pogradec.
Munir Turja thotë se i ruan me fanatizëm fotografitë e diktatorit Hoxha. Ai shprehet se për Partinë Komuniste edhe sot do të jepte jetën.
Insterviata me skafistin