Nga Astrit Patozi

ERMIRA HUPI, KOORDINATORE E DIBRËS

Ermira Hupi do të jetë koordinatore e Bindjes Demokratike në Dibër.

Ajo ka lindur në Bulqizë dhe është diplomuar për Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Tiranë.

Si një vajzë e re dhe e talentuar, sidomos në marrëdhëniet me publikun, Ermira ka marrë përsipër të përfaqësojë vlerat më të spikatura të krahinës së vet si dhe aspiratat politike të brezit të ri në këtë fushatë.

Respekt dhe vlerësim për të gjithë ata politikanë të rinj që i bashkohen projektit tonë për ndryshimin e Shqipërisë.