Janë të pakët ata të rinj që sot vendosin të punojnë në vendin e tyre e sidomos të merren me bujqësi, pasi kanë zgjedhur të bëjnë punë të tjera në vende të ndryshme të botës. Por kjo nuk ka ndodhur me Enis Miftarin nga fshati Kllobçisht i Dibrës. Ai ka vendosur të punojë në vendlindjen e tij dhe të mos largohet prej aty. Enisi merret me disa sektorë të bujqësisë si me blegtori, bletari, dhe punon me mjetin e tij agregat. Ai tregon se ka marrë çdo vit subvencionet nga shteti dhe kjo e ka ndihmuar shumë.

Nisur nga kjo përvojë, Enisi u bën apel edhe të rinjve të tjerë që janë larguar, të rikthehen pasi sipas tij, është më mirë të punosh në vendin tënd e për vete sesa në vendin e juaj, për të huajt.

Në fermën “Miftari” në Kllobçisht të Dibrës janë angazhuar të gjithë familjarët që ndihmojnë në mbarëvajtjen e aktivitetit që ju siguron të ardhura ekonomike.