Kandidati i vetëm i pavarur që garoi në zgjedhjet e 25 Prillit në Qarkun Dibër, ishte minatori Elton Debreshi. Debreshi arriti të grumbullonte vetëm 580 vota në të gjithë Qarkun Dibër. Në një deklaratë pas mbylljes së gjithë procesit të numërimit, Debreshi thotë se është sulmuar nga të gjitha partitë politike garuese në Qarkun e Dibrës. Sipas Elton Debreshit, vullneti i qytetarëve është tjetërsuar në dëm të kandidaturës së pavarur të tij.
Për të gjitha parregullsitë e konstatuara nga vëzhguesit e tij, Elton Debreshi thotë se janë denoncuar dhe do të ndiqen ligjërisht.