Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku është shprehur se tani pas eliminimit të Gjermanisë nga Europiani, po kërkon të shikojë ndonjë sport tjetër. Në emisionin “Euro Zone” në MCN TV, ai gjithashtu shtoi se shumë njerëz i kanë thënë të bëhet me Italinë, por sipas tij kjo nuk ndodh kurrë.
“Ne tifozët e Gjermanisë kemi ardhur për xhenaze sot. Kjo punë mbaroi për ne, po kërkoja të shikoja ndonjë sport tjetër. Më ka ndodhur diçka sot. Njerëzit pas eliminimit të Gjermanisë, njerëzit po më shkruanin që të bëhesha me Italinë, por kjo nuk ndodh kurrë. Nëse do kalonte Suedia sot, do isha tifoz i Suedisë deri në finale. Si mund të fyhemi duke na thënë që të bëhemi me Italinë. Gjermania është ekipi i karakterit. Është fyerje të thuash që të bëhemi me Italinë. Të gjitha nga grupi i ferrit u eliminuan. Me këtë trend, mund të shikojmë ndonjë finale mes Zvicrës dhe Danimarkës ose Çekisë. ”, tha Çollaku.