Ekzekutohet me armë zjarri një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Shkodër dhe veriun e vendit.
Bardhok Plani, u qëllua me breshëri plumbash në makinën e tij në unazën e qytetit.
Polica ndodhet në vendngjarje, ndërsa afër vendit ku ka ndodhur krimi është konstatuar një automjet duke u djegur.
Bardhok Plani është përfshirë në disa ngjarje kriminale.
Emri i tij u bë i njohur kur u akuzua ish-deputeti Mark Frroku se e kishte strehuar atë kur ishte në kërkim nga policia për trafikimin e drogës nëpërmjet Lagunës së Vilunit.