Bashkia Dibër që nga zgjedhjet e prillit ndodhet pa kryetar të zgjedhur pas dorëheqjes së Dionis Imerajt i cili kandidoi për një vend në ulëset e parlamentit të ri.

Ky vakuum i krijuar pritet të plotësohet rreth tetorit kur do të zhvillohen zgjedhjet e reja në këtë bashki.

Edhe pse në disa muaj distancë kanë filluar të qarkullojnë edhe emrat e parë të cilët mund të kandidojnë për këtë post. Sipas burimeve për mattv.al, Xhelal Mziu është një nga emrat i cili përflitet në selinë blu si një kandidati potencial për zgjedhjet e ardhshme në Bashkinë Dibër.

Kujtojmë që Xhelal Mziu u zgjodh si deputet i parlamentit të ri i cili pritet të hapë punimet në këtë shtator.