Kryeministri Edi Rama suprizoi jo pak me zgjedhjet e bëra për qarkun Dibër në listën që u publikua dje.
Asnjë nga kandidatët e propozuar në vitin 2017 nuk është ripropozuar nga Rama.
Sipas burimeve pranë Mattv.al kjo ka ndodhur prej pakënaqësisë të Ramës për punën e bërë nga disa nga strukturat drejtuese.
Së pari dibranët mbetën të zhgenjyer nga Ilir Beqja që erdhi si drejtues qarku por kurrë nuk arriti të fitonte popullaritet mes simpatizantëve socialistë.
Po ashtu burime bëjnë me dije se Rama ka mbetur i zhgënjyer nga puna në terren edhe e deputetes Almira Xhembulla të cilën gjithashtu ka vendosur të mos e rikandidojë.
Pakënaqësitë e Ramës janë shfaqur edhe kundrejt krybashkiakut të Dibrës Dionis Imeraj ku i ka kërkuar të japë dorëheqjen dhe e ka vendosur në një pozicionim të pasigurt duke i vënë në pikëpytje karrierën politike.
Akoma mbetet e mistershme zgjedhja e spostimit të drejtueses elektorale Olta Xhaçka drejt Korçës pas disa muajsh fushatë në qarkun Dibër.
Kryeministri Rama pas investimit të bërë në rrugën e Arbrit priste një fitore të padiskutueshme në këtë qark por sipas sondazheve të vet kryesocialistit fitorja në Dibër është në diskutim dhe kjo ka sjellë ndryshime të mëdha në prag të zgjedhjeve.
Arlindo Vani Mattv.al