Ekipi i Burrelit vazhdon përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. Skuadra matjane është gati e kompletuar nën urdhrat e trajnerit Gjoni. Në ndeshjen e para një jave ato dominuan kundër Kastriotit duke e mposhtur atë 3-0. Në këtë ndeshje padyshim protagonist ishte edhe Mziu i cili shënoi një dopietë për ekipin Matjan. Ndeshja miqësore e rradhës do të zhvillohet ditën e nesërme në stadiumin “Liri Ballabani” ku Burreli pret Tërbunin. Administratori i ri ekipit Bajram Ballabani është shprehur mjaft i kënaqur me përgatitjen e ekipit por edhe me performancën ndaj Kastriotit. Ai gjithashtu ka shtuar që stadiumi do ti nënshtrohet një rikonstruksioni . Ballabani po ashtu ka bërë thirrje të gjithë tifozëve të jenë të pranishëm ditën e nesërme në orën 17.00 për të ndjekur ekipin e tyre të zemrës.