Ekipet e kategorisë së parë në kampionatin shqiptar të futbollit po bëhen gati të nisin sezonin e ri 2024 – 2025. Në këtë periudhë skuadrat po zhvillojnë merkaton e verës e cila synon ndërtimi e një ekipi që do të përballojë garën e fortë në këtë kategori si dhe pretendimet e klubeve për tu ngjitur në kategorinë superior vitin e ardhshëm. Edhe skuadra e futbollit “Burreli” është në fazën e ndërtimit të ekipit. Trajneri Ditmar Bicaj i cili ka marrë përsipër këtë sezon të drejtojë ekipin në garën e fortë të të parës po bën përzgjedhjen e lojtarëve që janë ofruar për tu provuar prej më shumë se një muaji. Në një intervistë për Mat Televizion Bicaj tha se deri tani skuadra është e kompletuar në masën 95% dhe se pritet vetëm finalizimi i një sulmuesi.

Por cilët janë lojtarët e konkretizuar deri tani sipas numrit një të pankinës matjane Ditmar Bicaj:

Deri tani Burreli ka zhvilluar të paktën 5 ndeshje miqësore të cilat sipas tenikut Bicaj kanë vlejtur shumë për të evidentuar lojtarët të cilët duhet të veshin fanellën e Burrelit për këtë sezon.

Ekipet e kategorisë së parë duhet të dorëzojnë pranë Federatës Shqiptare të Futbollit listën me emrat e lojtarëve për federim deri në datën 31 Gusht.