Është zbardhur dëshmia e shokut të Jurgen Dukës i cili mbeti i vrarë nga efektivi i Policisë së Dibrës.
Orgest Drazhi pohoi përpara hetuesve se efektivi ka dashur të bëjë pagesën për disa pije që kishte blerë dhe pasi ka insistuar, ka ardhur edhe agravimi i situatës.
Drazhi thotë më tej se Duka e parakaloi dhe i vuri sendet e tij në banak dhe iu drejtua Sulës: “Nëse je i pari në radhë do bësh pagesën”. Drazhi tha më tej se Sula iu kthye Dukës, s’më shikon çfarë pagese thua?
Kujtojmë që Arbër Sula, qëlloi për vdekje me armë zjarri shtetasin Jurgen Duka, pas një konflikti të momentit se kush do të paguante i pari në market.
/Bulqiza.info/