Kandidati për deputet Edmond Isaku ka falenderuar kyedemokratin Basha për kandidimin në listën e Dibrës.

Isaku u shpreh entuziast për nisjen e fushatës ku sipas tij PD ofron alternativën më të mirë.

Statusi i Isakut në facebook

Miq dhe bashkëqytetarë të Qarkut të Dibrës,

Me shumë entuziazëm ju njoftoj se Partia Demokratike më ka besuar sërish për të garuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 Prillit, në vendin e katërt të listës në qarkun tonë.

Dua të falenderoj fillimisht demokratët e thjeshtë, përfaqësuesit e PD-së dhe kryetarin, Lulzim Basha. Me mbështetjen tuaj, jam i sigurt se do të arrijmë të formojmë një alternativë më të mirë qeverisëse për katër vitet e ardhshme. Dibra dhe dibranët, meritojnë më shumë se kaq. Meritojnë një qeveri që punon çdo ditë për të përmirësuar kushtet e jetesës së qytetarëve të thjeshtë.

Mezi pres të bisedojmë nga afër, për t’u njohur në detaje me problemet e shqetësimet tuaja. Ju njoftoj gjithashtu se kjo platformë do të jetë një nga kanalet tona të shumta të komunikimit, ndaj ndihuni të lirë të më kontaktoni.