Edi Rama nga Burreli: Veprimi i Metës është nul

0
7

Kryeministri Edi Rama i tha Metës se më veprim e djeshëm “u shfaqe si shpëtimtarë i atyre që kanë mbetur në rrugë”.

Nga Burreli teksa vijoi fushatën elektorale Rama  e cilësoi veprim e Metës nul dhe u shpreh i vendosur se zgjedhjet do bëhen më 30 qershor, do apo nuk do Saliu, Iliri, Basha apo fallxhorja.

U shfaqe si shpëtimtarë i atyre që kanë mbetur në rrugë.

Veprimi yt është nul. Do apo s’do Saliu, Iliri, Basha apo fallxhorja zgjedhjet do bëhen.

Dje Ilir Meta  e ka shkuar fatin e tij si një president që e ka humbur të drejtën të qëndrojë në këtë zyrë dhe jo sepse kështu them unë por sepse kjo që shikoni është dhe do jetë pasqyra e një të vërtete do t’iu bëhet shumë e qartë. 

Kjo luftë nuk është për Bashkitë.Gjithë kjo orvatje për ta çuar Shqipërinë në orvatje nuk bëhet për disa bashki por sepse kërkohet një pazar për të varrosur reformën në drejtësi, kërkohet rrëmujë për të goditur të vetmen forcë që do të jetë mbështetësja e reformës në drejtësi dhe e zbatimit të saj për të kaluar nga ligjet te gjyqet” , – tha Rama.