Kryeministri Edi Rama, takim me kryetaret e Bashkive

Kryeministri Edi Rama ua ka thënë në sy kryetarëve të bashkive që i ka mbledhur mesditën e sotme në Kryeministri: Kushdo që është përgjegjës për taksat e shqiptarëve dhe shkel ligjin, do shkarkohet dhe do përjashtohet nga PS.

Këtë mesazh ai e dha teksa njoftoi para kolegëve të Fatos Tushes, të 60 bashkive të tjera, se kryebashkiaku i Lushnjës do shkarkohet nga detyra dhe do përjashtohet nga Partia Socialiste. Sipas Ramës, kjo masë do rishikohet vetëm nëse ai del i pastër në fund të përballjes me drejtësinë.

“Kryetari i Bahskisë së Lushnjes do të shkarkohet nga detyra dhe do të përjashtohet nga Partia Socialiste. Këto masa do të shikohen vetëm nëse në fund të procesit ai do dalë i pastër. Ne i marrim këto masa me një mesazh të qartë për ata që janë përgjegjës për taksat e shqiptarëve.

Kush luan me taksat, kush shkel të drejtën e tyre për të qenë të barabartë, është thejsht i vetëm me avokatin e vetë personal përballë drejtësisë”, tha ndër të tjera Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.