Çështja e coronavirusit është përhapur tashmë në të gjithë vendin bashkë me masat mbrojtëse ndaj tij, ku njëra prej tyre është vendosja e një maske. Por edhe në Bulqizë ashtu si në Tiranë, farmacitë janë boshatisur nga qytetarët duke i blerë të gjitha. Farmacistja Nazife Bica thotë se sapo coronavirusi mbërriti në itali, qytetarët u dyndën për të blerë maskat. Po ashtu, Bica shprehet se drejt fundit janë edhe alkoolet e disinfektantët e duarve.

Megjithëse në të gjitha farmacitë e Bulqizës janë blerë të gjitha maskat, në qytet nuk sheh asnjë qytetarë që ta ketë vendosur një të tillë. Ata shprehen se nuk kanë frikë dhe se mbajtja e një maske nuk mund ta parandalojë përhapjen e saj. Ka nga ata qytetar që thonë se kanë ardhur nga Tirana për të blerë maska këtu por nuk kanë gjetur.