Gushti është shpallur muaji i hapur i vaksinimit antiCOVID duke ju dhënë mundësinë të gjithë qytetarëve mbi 18 vjeç të paraqiten në të gjitha qendrat shëndetësore që janë caktuar nga ministria për të marrë vaksinën.
Por mujit Gusht i kanë mbetur edhe 6 ditë, ndërsa rastet e reja të infektimeve me Sars Cov 2 po vijnë në rritje. Strukturat shëndetësore në Mat, vijojnë tju bëjnë apel qytetarëve që të paraqiten pranë pikave për tu vaksinuar në mënyrë që jo vetëm të mbrojnë veten, por edhe familjen, të afërmit e shoqërinë.
Në Qarkun e Dibrës, aktualisht janë mbi 70 qytetar të infektuar aktiv me koronavirus, pjesa më e madhe e të cilëve janë nga Mati. Një ditë më parë, në Mat u zbuluan 5 raste të reja, dhe dy raste në Dibër.
Po ashtu sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 7 qytetar janë shëruar nga Qarku i Dibrës në 24 orët e fundit.
Vaksinimi në vendin tonë ende është në dëshirën e qytetarit, por rrezikshmëria e virusit dhe përhapja masive e variantit të ri, ka bërë që Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të vijojë apelin ndaj personave mbi 18 që të vaksinohen, për të arritur në atë që njihet si imuniteti i tufës.