Largimi masiv i të rinjëve tashmë nuk ndodh vetëm në ato zona ku mungojnë shërbimet bazike siç janë infrastruktura rrugore, uji i pijshëm e ai vaditës. Rasti konkret është në fshatin Okshatinë të njësisë Administrative Shupenzë në Bashkinë e Bulqizës. Edhe pse ky fshat ka thuajse të gjitha mundësitë e zhvillimit bujqësorë, të rinjtë e kanë braktisur. Shkak këtu nuk është mungesa e ujit të pijshëm atij vaditës apo rrugës automobilistike, por e punës për të siguruar të ardhura ekonomike të mjaftueshme për të ndërtuar jetën aty. Çlirim Buci thotë se fshati Okashatinë është ndër fshatrat më të mirë të Bulqizës për shkak të pozicionit gjeografik dhe tokës pjellore, por edhe këtu mungon fuqia punëtore që është rinia. Çlirimi tregon se të rinjtë janë larguar për një të ardhme më të mirë.
Ashtu si në çdo fshat tjetër, edhe në Okshatinë, banorët e vetëm të mbetur aty janë thuajse të gjithë të moshës së tretë.