Liqeni i Ulzës është pasuruar këtë të premte edhe me 40 mijë copë rasat peshku të llojit Krap e Ballgjërë. Bashkia e Matit në bashkëpunim me kompaninë KURUM që administron hidrocentralet Ulëz e Shkopet plotësuan edhe këtë vit sasinë prej 80 mijë copë rasat, duke mundësuar pasurimin e këtyre baseneve ujore me peshk. I pranishëm në hedhjen e sasisë së dytë të rasatit, ishte edhe vetë Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj i cili u shpreh se do të ketë kontrolle dhe ndëshkim të rreptë për gjuetinë e paligjshme. Kryebashkiaku Malaj i kërkoi edhe Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit Ulëz të bëjë menaxhim me përgjegjësi pasi këto basene janë pasuri e të gjithëve:

Ndërkohë, Drejtori i hidrocentraleve Ulëz e Shkopet, Erin Ndreca shprehu gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin edhe në vitet e ardhshme, në mënyrë që pasuria ujore e këtyre liqeneve të vazhdojë të rritet.