Mbyllet pas 127 vitesh shkolla e mesme e Bashkuar Zerqan në Bashkinë e Bulqizës. Shkak i mbylljes është bërë mungesa e nxënësve. Por banoret fshatit Zerqan mbyllja e shkollës i ka revoltuar duke e konsideruar një padrejtësi. Ato shprehen se Zerqani ka qene nen-prefekture ne kohen e mbretit Zog, ndërsa kjo qeveri fshati Zerqan e shpalli nje ndër 100 fshatrat e projektit turistik.
Nëse qeveria nuk merr masa për rihapjen e shkollës banoret e Zerqanit kane paralajmuar protesta dhe greve urie.
Shkolla e mesme e Bashkuar Zerqan në Bashkinë e Bulqizës, ne 2017 ka pasur 120 nxenes, ndersa para viteve 90 numeroheshin deri ne 500 nxenes.