Në mbledhjen e kësaj të Marte Këshilli i Bashkiisë Dibër i akordoi titullin “Qytetar Nderi” i Bashkisë, Kryeministrit Edi Rama. Burime pranë këshillit mësohet se propozimi është bërë nga një këshilltar në pikën e të ndryshmeve. Mësohet se propozimi ka marrë 16 vota pro dhe 4 kundër, nga 20 anëtarë të pranishëm në këtë mbledhje. Si motivacion është paraqitur ndërtimi i rrugës së arbrit, megjithëse kjo vepër ende nuk ka përfunduar. Ndërkohë, pas përhapjes së lajmit në media, ka reaguar edhe zyra e kryeministrit. Në njoftimin e shpërndarë për mediat, thuhet se vetë Rama e ka refuzuar titullin, duke argumentuar se “Kryeministri Rama ka qenë, mbetet dhe do të jetë gjithmonë kundër titujve honorifikë për politikanët në detyrë. Duke falenderuar të gjithë ata që mund të jenë nisur për mirë, Kryeministri Rama e refuzon titullin e qytetarit të nderit, dhënë sot nga Bashkia Dibër”.
Dhënia e këtij titulli kryeministrit nga këshilli i Qarkut Dibër, motivohet me një vepër të papërfunduar, rrugën e arbrit. Kujtojmë se punimet për Rrugën e Arbërit nisën në Qershorin e vitit të kaluar dhe Rama premtoi se do të mbylleshin brenda katërvjeçarit të tij qeverisës, pra 2021.