Në një kohë kur në Shqipëri janë shënuar dy rastet e para me koronavirus, të gjitha autoritetet po jepen këshilla dhe sugjerime për tu mbrojtur nga koronavirusi. Koronavirusi shpërndahet nëpërmjet rrugëve të frymarrjes ndaj dhe së pari pozicionohet në grykë duke shkaktuar inflamacion dhe ndjesinë e grykës së thatë dhe kjo simptomë zgjat 3-4 ditë. Më pas Virusi lëviz nëpërmjet lagështisë së rrugëve të frymëmarrjes, zbret në trakè dhe futet në mushkri dhe kjo ndodh për 5 apo 6 ditë. Polmoniti shfaqet me temperaturë të lartë dhe vështirësi frymëmarrjeje. Nuk shfaqet me ftohjen e zakonshme. Nëse je mbartës i koronavirusit mund të keni ndjesinë sikur po mbyteni. Në këtë rast drejtohuni menjëherë tek mjeku. Ministria e Shëndetësisë për tu ardhur në ndihmë qytetarëve ka transmetuar edhe një videomesazh ku rekomandon disaa masa për të mbajtur larg virusin. Një nga këshillat kryesore për të mbajtur larg koronavirusin është larja e shpeshtë e duarve. Në mënyrë kategorike duhet shmangur prekja e syve e hundës apo e gojës me duar, kjo vlen erdhe për rastet kur mund të kemi marrë masat për larjen e duarve. Sa herë që tështijmë duhet të mbulojmë gojën dhe hundën. Një tjetër këshillë e dhënë nga specialistët e Ministrisë së Shëndetësisë është shmangia e kontakteve me perfosnat që janë prekur nga infeksionet respiratore akute. Nëse tek një individ shfaqen shenjat të ngjashme të koronavirusit apo gripi i zakonshëm, ai nuk duhet të marri antibiotikë pa bërë më parë një këshillë me mjekun. Çdokush duhet të marri masa për pastrimin e ambientit me dezifektantë me bazë klori apo alkoli. Përdorimi i maskës rekomandohet vetëm në rast të ddyshimit se je mbartës i një virusi gripal. Sipas videomesazhit të përcjellë nga Ministria e Shëndetësisë, kafshët shtëpiake nuk janë mbartëse të koronavirusit dhe nuk e përhapin. Në çdo rast dyshimi për prekje nga koronavirusi apo kur keni simptoma të ngjashme rekomandohet telefonimi menjëherë i urgjencës në numrin 127.