Një lajm tragjik ka ardhur nga burgu “Idrizov” në Maqedoninë e Veriut. Shtetasi me inicialet H.K që vuante dënimin në këtë burg dhe që ishte diagnostikuar me kancer, ka ndërruar jetë një natë më parë. Lajmi është dhënë nga të burgosur të tjerë që vuajnë dënimin në burgun “Idrizov” në Shkup.
Ata vazhdojnë të denoncojnë gjendjen skandaloze të ambjenteve të këtij burgu dhe shprehen se është rasti i tretë që vdesin shqiptar e autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë për përmisimin e kushteve.
“Na falni per shqetesimim me kte or ndollemi ne burgun e idrizoves ne maqedoni ku para disa kohesh ju keni publiku lajmin e nje bashlevuajtesit ton i cili ishte me koncer dhe sot ka ndru jet ne burg .ju lutem bejeni publike kte lajm ku esht rasti 3 i vdekjes ktu dhe fatkeqsisht jan shqiptar.
Ju lutem beheni publik sepse jemi ne nje gjende te mjerueshme si fizike ashtu dhe psikologjike nuk kemi as nje lloj ndihme nga shteti jon Shqipetare nuk kemi as ndihme shendetsore as gje sic ju thash edhe me lart vellai jon qe tashme u be i ndjere ndrroj jet para 30 minutave shkaku i mospasjes ndihm te shpejt apo qetesues ju lutem bejeni publike kete lajm.
Edhe sa sa shqiptar duhet te vdesin qete ket reagime nga shteti shqiptar esht rasti i dyt mbremda dites ose rasti 5 mbrenda 1 muaji” – shkruan denoncuesi.
Me datë 5 Nëntor, nëpërmjet mattv.al u kërkua ndihmë nga ky burg për shtetasin në fjalë nga Peshkopia, por nuk pati asnjë reagim nga autoritetet.