Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Shumbat të Dibrës, ku një 13-vjeçar është mbytur në liqen.
Sipas gazetarit Enver Doçi, 13-vjeçari ka qenë duke kullotur bagëtitë dhe rreth orës 14:00 të ditës së djeshme, kur ka humbur gjurmët.
Pas denoncimit në komisariatin e Dibrës nga familjarët, pas rreth tre orësh kërkimesh, kanë nxjerrë sot nga uji trupin e pajetë. Policia njofton se nga këqyrja paraprake, në trupin e të miturit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje

Njoftimi i Policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, mbremjen e djeshme, pas kallëzimit nga shtetasi A. S. për humbjen e djalit të vëllait të tij, shtetasit E. S., 13 vjeç, kanë nisur menjëherë kërkimet në zonën e fshatit Shumbat, bazuar në informacionet se ky shtetas ishte parë afër liqenit të këtij fshati.
Pas rreth 2 orësh kërkime, në bashkëpunim me banorët e zonës, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja nga liqeni i fshatit Shumbat, e trupit të pajetë të shtetasit E. S., 13 vjeç.
Nga këqyrja paraprake, në trupin e 13-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është mbytur aksidentalisht.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.