Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur pak më parë në fshatin Kopaçez të Delvinës. Mësohet se një grua shtatzënë ka pirë helm për dhelprat dhe më pas është hedhur nga dritarja.
Bëhet me dije se fëmija 28- javësh i 24- vjeçares G.Z, ka ndërruar jetë në bark kurse ajo vetë është në gjendje të rëndë.
Menjëherë ajo është transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë për të bërë të mundur shpëtimin e saj.