E nisi fillimisht për nevojat e tij familjare, por pas disa vitesh, Xhevahir Duka nga lagjja “Mastresh” i fshatit Skënderaj në Bashkinë e Klosit, u apasionua pas bletës. Ai është marrë me bletarinë që në fillim të viteve 2000 ku fillimisht vendosi një koshere, ndërsa sot numëron mbi 100. Bletari Xhevahi Duka thotë se përveç përfitimeve ekonomike që siguron nga bleta, të merresh me mbarështimin e saj është një pasion më vete, nga i cili është vështirë të ndahesh. Duka shton se është mirë që të rinjtë jo vetëm të zonës së tij, por gjithë krahinës së Matit, ta marrin si zanat, me të cilin edhe sigurojnë të ardhura ekonomike.

  Megjithë vështirësitë që u krijuan nga kushtet jo të përshtatshme klimatike të këtij viti pasi periudha e parë e lulëzimit të bimëve ishte me shi dhe temperaturat të ulëta, bletari Xhevahi Duka thotë se pret të marrë prodhim të kënaqshëm.

Mbështetja me subvencion nga ana e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, është një shtysë më shumë për tu marrë me bletari.

https://youtu.be/byPOSbOjJDI

  Vjelja e mjaltit të bletës bëhet në varësi të zonave, pasi nuk ka një periudhë të caktuar për të gjithë.