Në limitet e fundit kohore në KZAZ 17 në Bulqizë partia e Astrit Patozit ka depozituar kërkesën për regjistrimin e kandidatit të saj për zgjedhjet e 30 Qershorit.

Lirim Balla do të jetë përballë kandidatit të PS Lefter Alla. Në Klos, PBD nuk ka kandidaturë pasi aty garon si i pavarur ish deputeti i PD, Bedri Hoxha.

Në Bashkinë e Matit, pritet që PBD të futet në garë me kandidatin e saj, por ende nuk ka emër.