Ish deputeti dhe kryebashkiaku i Klosit Bedri Hoxha ka vendosur ti rikthehet skenës politike. Ai bën pjesë në mesin e 6 kandidatëve që kanë dorëzuar dokumentacionin përkatës në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit. Për Bedri Hoxhën do jetë rasti i parë që garon pa siglën e Partisë Demokratike ndërsa mbetet për tu parë nëse kryetari aktual Basir Çupa do rikandidojë. Kreu i PD Lulzim Basha ritheksoj dje që nuk pranon zgjedhje me Edi Ramën duke krijuar shumë pikëpytje rreth rikandidimeve të krerëve aktual të bashkive Mat dhe Klos që drejtohen nga demokratët. Rikujtojmë që Bedri Hoxha ka qenë në krye te bashkisë Klos nga viti 2003 deri në vitin 2009 pastaj deputet nga viti 2009 deri në vitin 2017.
Lista me kandidatët e pavarur që do të futen në zgjedhje:
KZAZ 15, Bashkia Kurbin, ka rregjistruar Komitet Nismetar për paraqitjen e kandidatit Nikoll Lleshi
KZAZ 17, Bashkia Klos, ka rregjistruar Komitet Nismetar për paraqitjen e kandidatit Bedri Hoxha
KZAZ 64, Bashkia Berat, ka rregjistruar Komitet Nismetar për paraqitjen e kandidatit Plarent Aleksi
KZAZ 70 Bashkia Devoll, ka rregjistruar Komitet Nismetar për paraqitjen e kandidatit Fezi Shaholli
KZAZ 86, Bashkia Himarë, ka rregjistruar Komitet Nismetar për paraqitjen e kandidatit Dhionisios Beleri
KZAZ 88, Bashkia Sarandë, ka rregjistruar Komitet Nismetar për paraqitjen e kandidatit Ilir Nikolla
A.V (mattv.al)