Institute i Gjeoshkencave ka paralajmëruar të enjten që do të ketë reshje me intensitet të lartë shiu në disa zona të vendit tonë. Kështu, parashikohet që reshje me intensitet të lartë të ketë në very dhe qendër të vendit. Intensitetin më të lartë këto reshje pritet ta kenë në Qarqet Shkodër e Kukës, ku do të jenë të shoqëruara me shtërngata.
Në qarqet Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokasër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.
Duke qenë se një nga qarqet që priten reshje lokalisht intensive është edhe Qarku Dibër, autoritetet ju bëjnë apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm me lëvizjet e tyre.
Ata këshillojnë që të shmangen lëvizjet në zonat ku mund të ketë vërshime të menjëhershme të ujit, çka përbën rrezik për jetën e tyre.
Reshjet e shiut pritet të jenë prezente edhe gjatë së premtes, ndërsa të shtunën, meteorologët parashikojnë ulje të temperaturës dhe reshje dëbore.