Nëse deri sot jeni mërzituar apo ankuar për të nxehtin e madh që ka përfshirë vendin, bëhuni gati për freski nga e diela. Sinomptikanët parashikojnë reshje shirash në të gjithë territorin e vendit përfshirë edhe Qarkun Dibër. Vranësirat dhe reshjet lokale që mund të përfshijnë zonat malore pritet të nisin që të shtunën.
Dita e dielë është ajo që do të sjellë dhe prezencë më të dukshme të reshjeve të shiut në një pjesë të mirë të territorit shqiptar. Por jo vetëm prezencë të reshjeve të shiut, nuk përjashtohet mundësia e stuhive afatshkurtra lokale të breshërit, por kjo vjen dhe si pasojë e rënies së ndjeshme të vlerave termike që kemi përjetuar në këtë mesjavë.
Reshjet e shirut pritet të jenë prezente edhe gjatë fillimit të javës si të Hënën dhe të Martën, më pas pritet përmirësim i motit.