Ky është 74 vjeçari Adem Kaci nga fshati Lurë i Bashkisë Dibër, i cili jeton ku të mundet për shkak se banesa që kishte i është rrënuar. Ademin e gjejmë para hyrjes së dy institucioneve të rëndësishme në Dibër, siç është Prefektura dhe Këshilli i Qarkut. 74 vjeçari tregon se është zhvendosur në Peshkopi pasi nuk ka banesë në Lurë.

Adem Kaci shprehet se e gjithë jeta e tij ka kaluar në vuajtje që në regjimin e kaluar komunist, duke bërë disa vite burg nën akuzën e tentativës së arratisjes jashtë vendit, ku e kanë arrestuar në kufi me ish jugosllavinë.

Ai një pjesë të kohës e kalon pranë llixhave, ndërsa më pas strehohet këtu, ku ushqehet apo kalon orët e gjumit. Dyert e pushtetit vendor nuk i janë hapur, ndërsa institucionet e tjera edhe pse e shohin heshtin, siç është Shërbimin Rajonal Social apo edhe Prefektura e Këshilli i Qarkut.

Ademi Kërkon që t’i gjendet një banesë ose të rindërtohet ajo që ka në fshatin Lurë, pasi vetë e ka të pamundur ekonomikisht sepse është person i vetmuar që nuk ka familje.