5 anëtarë të familjes Basha në fshatin Rrethe – Baz në Bashkinë e Matit janë në qiell të hapur. Banesa e kësaj familjeje u dëmtua nga tërmeti i 11 Gushtit të vitit të kaluar. Megjithatë, kryefamiljari Veli Basha thotë se nuk mori asnjë ndihmë, e për pasojë familja mbeti në këtë shtëpi gati të rrënuar. Por vuajtjet e familjes Basha nuk janë vetëm për banesën, por Veliu na tregon se ka dy djem të sëmurë dhe një mbesë të mbetur jetime. 5 anëtarët e kësaj familjeje jetojnë vetëm me të ardhurat e pensionit të kooperativës së kryefamiljarit. Pensioni i invaliditetit për djalin e madh, i duhen medikamente atij.
Veli Basha me lot në sy kërkon ndihmën e instancave shtetërore apo shoqatave që ta ndihmojnë pasi vetë ai është i pafuqishëm ekonomikisht për ta rindërtuar banesën.
Apelit të Veliut i bashkohet edhe bashkëshortja e tij Xhemile Basha. Edhe Xhemileja shprehet se familja e saj është e pafuqishme nga ana ekonomike për ta përballuar ndërtimin e një banese të re.
Familja Basha jeton me shpresën se dikush do ta ndihmojë dhe ta kalojë këtë vështirësi me të cilën po përballet.