Ky është Hakuran Koçi nga fshati Kërçisht i Epërm në Njësinë Administrative Maqellarë të Bashkisë Dibër. Problemi i Hekuranit është i veçantë pasi ai i bën apel shtetit ta ndihmojë në shkurorzimin e martesës së tij pasi bashkëshortja e ka braktisur prej afro 5 muajsh. Hekurani tregon se ish bashkëshortja e tij është lkarguar pa adresë duke i lënë në shtëpi katër fëmijët.
Ai i bën apel shtetit ta ndihmojë në procesin e shkurorëzimit pasi vetë nuk ka mundësi ekonomike të përballojë shpenzimet në gjykatë. Për Hekuran Koçin, bashkëshortja nuk ka më vend në familjen e tij pasi as fëmijët nuk e pranojnë, ndaj dhe kërkon vetëm që ta heqë nga trungu familjar.
Hekurani thotë se për disa kohë kërkoi ndihmën e policisë për ta gjetur, por kur kjo e fundit nuk pati rezultat, kërkon nisjen e procesit të divorcit.