Rritja e çmimeve prej afro një viti vijon të ketë vënë në vështirësi shqiptarët e kryesisht ato pa të ardhura dhe me të ardhura të vogëla ekonomike. Dhënies së produkteve me listë, nuk i kanë shpëtuar as dyqanet e mishit. Jonuz Torshilla ushtron aktivitetin e tij prej rreth 25 vitesh në Maqellarë të Dibrës. Jonuzi tregon se ka rënë ndjeshëm konsumi i mishit jo që ky produkt ka ndonjë rritje të madhe por për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike të familjeve që jetojnë në këtë zonë. Ai thotë se ka hapur listën ku mban shënim blerësit që nuk kanë mundësi të paguajnë direkt. Sipas Jonuz Torshillës, ka nga ata banorë që blejnë edhe me 200 apo 300 gramë mish pasi nuk kanë mundësi të paguajnë. Situata është rënduar vitet e fundit ku ai sheh një rënie të fuqisë blerëse në maksimum.

Jonuzi shpreson që të rritet standarti i jetesës, pasi në të kundërt, thotë ai do të detyrohet ta mbyllë dyqanin e tij të mishit.