Ministria ka konfirmuar dy rastet e para të prekur nga koronavirusi në Shqipëri. Babë e bir rezultuan pozitivë në analizat ndaj virusit. Ky i fundit kishte ardhur nga Firence e Italisë dhe kishte infektuar babanë.

Sipas Abc news të infektuarit janë V.K, 54 vjeç dhe P.K, 28 vjeç (emra të njohur për redaksinë).

Ata kanë hyrë më datë 26 shkurt nga pika kufitare e Hanit të Hotit në Shkodër duke udhëtuar për në Tiranë.

Mësohet se të infektuarit banojnë në rrugën Irfan Tomini në Tiranë dhe janë me origjinë nga Puka