TIRANË– Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka bërë me dije në një konferencë për shtyp se gjatë 24 orëve në Shqipëri janë identifikuar 2 raste të reja me koronavirus.
Nga 43 testime që janë bërë për ditën e fundit, një rast pozitiv është shënuar në Lushnje, ndërsa një tjetër ka pasur kontakt me një nga të infektuarit e parë. Nga ana tjetër, 7 persona të tjerë janë futur në vetëizolim.
“Janë në gjendje shumë të mirë. Janë testuar 157 njerëz të dyshuar për Covid-19, nga këto vetëm 12 janë identifikuar pozitivë. 9 kanë lidhje me pacientin zero, tre janë raste të reja, një në Lushnje, një në Durrës, një në Tiranë. Tri prej të prekurve janë tek Infektivi. Përsërit urdhërin e ministres për të shmangur përhapjen e Covid-19,“-tha zv.ministrja.