Është zhvilluar këtë të enjte ceremonia e dhënies së titullit “Qytetar Nderi” i Bashkisë Mat, për dy figura të njohura të trevës së Matit, Rustem Molla e Besnik Sula. Ceremonia u mbajt në ambjentet e sallës së mbledhjeve të këshillit bashkiak në Bashkinë e Matit. Kryetarja e Këshillit, Elisa Gjasta lexoi vendimin për dhënien e titullit qytetar nderi për Rustem Mollën.
Kryetari i Bashkisë së Matit, Agron Malaj i cili i dorëzoi edhe titullin “Qytetar Nderi” i Bashkisë Mat, vlerësoi kontributin e intelektualit Rustem Molla në fushën e humanzimit por edhe atë profesionale kudo ku ka punuar.
Punën dhe kontributin e intelektualit Molla e velrësuan edhe kolegë e të pranishëm të tjerë.
Më pas kryetarja e Këshillit Bashkiak, Elisa Gjasta lexoi vendimin për dhënie titulli “Qytetar Nderi” i bashkisë Mat, për ish trajnerin e atletikës të ekipit të Burrelit por edhe kombëtares, Besnik Sula.
Stemën e qytetarit të nderit, ish trajnerit të atletikës ja dorëzoi deputetja Aurora Mara.
Kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj, gazetari i mirënjohur sportiv Defrim Methasani, anëtari i këshillit bashkiak Hasan Pasha, e familjarë të Besnik Sulës mbajtën fjalën e rastit.